Explore upcoming activities and past conferences. Event albums are in the Photo Gallery.
Bringing together physicians, sports scientists, researchers, policymakers, innovators, health institutions, technology companies, universities, and future leaders to shape the next generation of health and performance.
Past event
HSP FOR GYM është një program i zhvilluar nga Health & Sport Partners (HSP), i cili synon të promovojë aktivitetin fizik të sigurt dhe shëndetin parandalues në ambientet e fitnesit. Programi ofron vlerësime dhe konsulta profesionale falas me mjek kardiolog, fizioterapist dhe farmacist, me qëllim identifikimin e faktorëve të rrezikut, parandalimin e dëmtimeve dhe orientimin e pjesëmarrësve drejt praktikave më të sigurta dhe më efektive të aktivitetit fizik. Mjeku Kardiolog Vlerësim të faktorëve të rrezikut kardiovaskular. Interpretim të historikut personal dhe familjar shëndetësor. Këshillim për ushtrimin fizik të sigurt sipas gjendjes shëndetësore. Fizioterapisti Vlerësim të posturës dhe sistemit muskuloskeletal. Identifikim të kufizimeve funksionale dhe faktorëve të rrezikut për dëmtime. Rekomandime për përmirësimin e lëvizshmërisë dhe parandalimin e dëmtimeve gjatë stërvitjes. Farmacisti Këshillim mbi përdorimin e sigurt dhe racional të suplementeve ushqimore. Informacion mbi vitaminat, mineralet dhe produktet e përdorura nga personat aktivë fizikisht. Identifikim të ndërveprimeve të mundshme ndërmjet barnave, suplementeve dhe aktivitetit fizik. Kjo iniciativë synon të ndërgjegjësojë komunitetin mbi rëndësinë e monitorimit të shëndetit përpara dhe gjatë ushtrimit fizik, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës, performancës dhe mirëqenies së përgjithshme. Ju ftojmë të regjistroheni dhe të bëheni pjesë e këtij projekti, i cili vendos shëndetin në themel të çdo aktiviteti fizik.
Past event
Konferenca shkencore “Farmacisti dhe Roli i Tij në Terapitë Moderne në Praktikën Komunitare” është një aktivitet profesional i dedikuar ekskluzivisht farmacistëve, me fokus në përditësimin shkencor dhe zhvillimet bashkëkohore të praktikës farmaceutike komunitare. Përmes prezantimeve dhe diskutimeve profesionale, konferenca synon të promovojë shkëmbimin e njohurive dhe qasjen e bazuar në evidencë në kujdesin farmaceutik. Aktiviteti është në proces akreditimi nga ASCK.
Past event
Past event
Në proces akreditimi nga ASCK – 5 kredite. Kjo konferencë është konceptuar për të ofruar një përvojë të thelluar akademike dhe profesionale, duke sjellë një panoramë të qartë dhe bashkëkohore të standardeve më të avancuara në diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin e hipertensionit arterial. Në qendër të aktivitetit do të jenë: • Ekspertë të mirënjohur të fushës mjekësore dhe farmaceutike • Qasje moderne klinike dhe teknologji inovative • Zhvillime shkencore me impakt të lartë në praktikën e përditshme • Diskutim profesional në nivel multidisiplinar Konferenca synon të krijojë një ambient premial ku njohuria, përvoja dhe vizioni profesional bashkohen për të avancuar cilësinë e kujdesit shëndetësor në vend.
Past event
Mjeke, Farmaciste, Infermiere