← Back

Konferenca Shkencore – Menaxhimi Bashkëkohor i Hipertensionit Arterial - Dardhë

Speakers

event 6 Dhjetor 2025 place Hotel Dardha, Dardhë – Korçë health_and_safety HSP Albania

Patëm kënaqësinë të organizonim konferencën shkencore “Menaxhimi bashkëkohor i Hipertensionit Arterial”, e zhvilluar në ambientet mikpritëse të Hotel Dardha.

Ky aktivitet mblodhi së bashku 8 ligjërues e folës të fushës, të cilët ndanë ekspertizën e tyre mbi qasjet e reja diagnostike dhe terapitë më të avancuara në trajtimin e hipertensionit. Diskutimet ishin të thelluara, profesionale dhe mbi të gjitha kontribuan në përditësimin e praktikave klinike për profesionistët pjesëmarrës.

Një falënderim i veçantë shkon për partnerët tanë Unicoms, Vitanet, Bosnalijek & Abdi Ibrahim për mbështetjen e tyre të vyer, e cila bëri të mundur realizimin e këtij eventi në standardet më të larta.

Atmosfera e shkëlqyer, pjesëmarrja aktive dhe interesi i lartë i profesionistëve tanë e shndërruan këtë konferencë në një sukses të vërtetë, duke përforcuar misionin tonë për të promovuar zhvillimin e vazhdueshëm profesional dhe edukimin mjekësor cilësor.

Mirënjohje të gjithëve që kontribuan dhe morën pjesë.

Vazhdojmë së bashku me përkushtim, profesionalizëm dhe vizion për një shëndetësi më të mirë!

Aida Abaz Quka

Neurologist

Anxhela Rrapo

MD, Cardiologist

Delina Xhafaj

Prof. Asoc.

Edvin Prifti

Prof. Doc.

Enida Avdolli

Doctor

Ilir Sharka

Doctor

Levinja Bellovoda

Msc.

Marsil Xhemollari

Pharmacist, Ceo HSP